Çdo ditë bashkë në ekran, çfarë shkaktoi sherr të madh mes dy moderatorëve? (FOTO LAJM)

Moderatorët e njohur të programit të përditshëm “Shqipëria Live ” në Top Channel, Erjona Rusi dhe Flori Gjini nuk ndiqen më në Instagram.

Ky detaj është vënë re dhe përflitet se mes dy moderatorëve paska patur një konflikt.

Konflikti mes dy moderatorëve me sa duke ka kohë që ka nisur sa që shpesh herë janë vërejtur edhe fërkime live në emision.

Nuk dihen ende arsyet pse ata të dy janë konfliktuar.

Erjona dhe Flori janë çdo ditë përkrahë njëri tjetrit në Top Channel, por nga informacionet brenda televizionit ata nuk shoqërohen më me njëri tjetrin.

Mungon në studion e “Shqipëria Live”, Erjona Rusi: Më dhemb shumë koka, nuk e di ende nëse… (FOTO) – Lifestyle

Kujtojmë se Erjona dhe Flori kanë qenë realisht shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa një shaka e tyre u bë virale në rrjet.

Përmes një video të shkurtër ne Instagram, dyshja tregoi “një të vërtetë që prej muajsh i brente nga brenda” dhe që kishin vendosur ta ndanin edhe me ndjekësit e tyre.

“Unë dhe Flori gati prej 6 muajsh jemi në një lidhje”, tha Erjona, ndërsa kolegu i ledhaton krahun.

Moderatorja vazhdon më tej duke thënë se “prej një viti është ndarë nga burri dhe se produksioni e ka ditur këtë gjë”.

Ata ironizuan Andi Shehin dhe Tea Trifonin./iconstyle/


Shtuar 20.11.2021 14:36