“Burri im i mrekullueshëm”, Eni Koçi uron Genc Prelvukajn në 40 vjetorin e lindjes (FOTO LAJM)

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, feston sot ditëlindjen e 40. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi kur ka qenë i vogël dhe shfaqet i veshur me rroba popullore.

“Ky në foto jam unë. Para shumë viteve. P.S. Sot e kam ditëlindjen. Shkojmë me urimet”, shkruan Genci bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime.

Ndërkohë nuk mund të mungonte as urimi i partneres së tij, Eni Koçi e cila pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 25. Eni dhe Genci janë përfolur shpesh për diferencën në moshë pasi këngëtari është 15 vite më i madh se ajo, por çifti ka dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë.

Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqen të dy në pishinë me gota shampanje në duar. Ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar Gencin me rastin e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Për bashkëshortin tim të mrekullueshem, i cili kurrë nuk pushon së mahnituri mua. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemër. Ps. Doja të të merrja diçka vërtetë të mahnitshme për ditëlindjen tënde dhe më pas u kujtova se tashmë më ke mua”, shkruan Eni bashkëngjitur me foton.


Shtuar 16.07.2021 11:54