Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri me dije se rasti është raportuar rreth orës 13:30, pasi familjarët kanë gjetur të riun pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës si dhe ekipi mjekësor i QKMF-së, të cilët kanë konstatuar vdekjen.
Të lidhura
None found
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë.
