Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali

Trupi i Gianfranco Bonzi është gjetur në lumin Adda në veri të Italisë më 22 qershor, pasi ishte shpallur i zhdukur disa muaj më parë.

Sipas informacioneve i ndjeri  ishte duke u mashtruar nga një person online që pretendonte se ishte këngëtarja Dua Lipa. 59 vjeçari, punonte si administrator pallati dhe kishte bërë një postim të trazuar në rrjet pak para zhdukjes.

“Ky është postimi im i fundit dhe një nga veprimet e fundit të jetës time. Arsyeja është një zhgënjim romantik që nuk mund të përballoja”, shkruante ai.

Policia dyshon se Bonzi kishte rënë viktimë e një mashtrimi online me kriptovaluta, ndërsa raportimet sugjerojnë se mashtruesi pretendonte se ishte këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa. Bonzi besohet se ka dërguar para për kantautoren e rreme, shkruan Mirror.

Ndërsa një i njohur i tij kishte thënë për mediat lokale: “Ai më thoshte se ajo e quante ‘dashuria ime’. Kishte bërë dy tërheqje në bankë nga rreth 2,500 euro secila prej fillimit të vitit. Në fillim të marsit më tha se i kishte dërguar para”.


Shtuar 1.08.2024 13:49