Aktivistja Zhaklin Lekatari hedh dyshime se me ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me martesën, ku parashikohet masa me burg, mund të shkohet drejt cënimit të të drejtave të njeriut.
“Pse duhet të ketë sanksione penale kur këto dispozita, kur ato parashikohen në Kodin e Familjes?
Pse na duhen ndryshime me pasoja penale? Duhet të modernizojmë Kodin e Familjes. Ne nuk jemi kundër familjes.
S’jemi duke promovuar bigaminë dhe poligaminë. Por dyshojmë se shkohet drejt shkeljes së të drejtave të njeriut.”, tha Lekatari.