Bradley i zuri vendin, ç’mendon Zayn për partnerin e Gigi Hadid?

Zayn Malik mbështet marrëdhënien e ish-it të tij Gigi Hadid me Bradley Cooper. Ndonëse çifti nuk u ndanë në marrëdhënie të mira, pasi këngëtari akuzohet për dhunë ndaj nënës së Hadid, duket se tashmë ata kanë raport formal për hir të vajzës së tyre. Madje, një burim nga menaxheri i Malik raportoi për US Weekly se 31-vjeçari e miraton lidhjen e Gigi Hadid me aktorin.

“Ai është plotësisht mbështetës”, tha burimi, duke shtuar se Gigi është e emocionuar se si po shkojnë gjërat me Cooper.

Madje ai ka theksuar se prioritet i modeles është që të kalojë mirë me ish-in, për hir të fëmijës. Gigi Hadid ka 3-vjeçaren Kai me Zayn Malik.

 


Shtuar 10.05.2024 14:52

Tags: , ,