Padyshim, që Bora Zemani ka qenë personazhi më i komentuar në mediat rozë në fund vitin e 2021 dhe në fillim vitin e 2022.
Në krahasim me të gjitha situatat që i kanë ndodhur dhe me të gjitha reagimet që ka marrë, komentet e Borës për gjerat private kanë qenë shumë të rralla, për mos të thënë fare.
Moderatorja ka marrë një përkrahje shumë të madhe nga publiku përsa i përket trekëndëshit të dashurisë mes saj, Donaldit dhe Beatrixës. Por komentet negatve dhe ndjekës që nuk e përkrahin nuk mbeten pas.
Së fundmi, moderatorja ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit. Por një koment që ka lënë një ndjekëse e saj duket se i ka humbur si rralle here durimin moderatores. Ajo e kritikon që shfaqet me make-up në pishinë.
Bora i shkruan ndër të tjera: Ndjesë. Mos u mërzit për sakrificiat e mia’.