Ndër historitë më të komentuara të dashurisë në vitin që po lëmë pas ishte ajo e moderatores, Bora Zemani dhe aktorit, Donald Veshja.
Lidhja e tyre u bë edhe më publike me hyrjen e aktorit në Big Brother VIP, ku dyshja patën edhe një takim romantik në javët e para të spektaklit.
Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë për çiftin, aktori filloi një intimitet të madh me banorën tjetër të shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Megjithatë, lidhur me këtë trekëndësh prezantuesja ka qëndruar e heshtur, duke reaguar vetëm një herë përmes një postimi në Instastory.