Big Mama doli mbrëmjen e djeshme nga Big Brother Vip me dëshirën e saj pas një sherri të bujshëm me Antonelën.
Por, sipas një ish-banori të Big Brother, dalja e saj nuk është edhe aq rastësore. Ai thotë se Big Mama ka firmosur një kontratë për të qëndruar vetëm tre javë brenda dhe mbrëmë ishte momenti për të dalë.
Këto deklarata Vesel Kurtishaj i ka bërë me ish-konkurrentin tjetër Anaid Kaloti. Ky i fundit, mesazhet me Veselin e ka ndarë në Instagram dhe i bën tag Ardit Çunit. Ky i fundit kishte shprehur bindjen se Big Mama do të ishte në finalen e madhe./albeu.com