Pas një beteje të gjatë mes Noizy-t dhe Stresit si dy rivalë në muzikë, reperët vendosën të falnin njëri-tjetrin dhe t’i jepnin fund armiqësisë disa vjeçare. Madje me publikimin e këngës “Po foli i fundit”, të gjithë vunë re se Stresi i kërkoi falje familjes së Noizy-t përmes vargjeve.
“Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame”, shprehet Stresi në këngë.
Për të folur më shumë rreth këtij raporti, reperi ka qenë i ftuar në emsionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Stresi tregoi më me detaje momentin kur të dy “ulën gjakrat”.
“Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio”, u shpreh reperi.
Ajo që mori më tepër vëmendje ishte momenti në fund të kësaj interviste kur moderatorja e emisionit, e falenderoi dhe i ngatërroi emrin me Noizy-n. Nga ana tjetër, reagimi i Stresit ishte mjaft epik pasi këtë ngatrresë e mori me shumë sportivitet dhe të qeshura.
“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stres”, tha reperi.