Beyonce shkëlqeu sërish e veshur nga stilistit shqiptar, sa ditë u deshën të krijohej fustani (FOTO LAJM)

Beyonce i besoi sërish paraqitjen e saj stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti. Diva e muzikës iu bashkua burrit të saj, Jay-Z në premierën në Londër të “The Harder They Fall”. Ajo postoi disa fotografi ku shihej me fustanin prej kadifeje dhe ku duhej më joshëse se kurrë.

Veshjes së saj i kanë kushtuar vëmendje të madhe dhe mediat e huaja. Pop Sugar shkruan se për krijimin e këtij fustani, stilistit shqiptar iu deshën 10 ditë të plota dhe është është bërë prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje me Lycra në korse të brendshme.

“Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj”, tha Valdrin Sahiti për Pop Sugar. Veshja ishte e kompletuar me sandale të thjeshta të zeza, një çantë me kristale nga Judith Leiber, syze dielli dhe xhevahire Lorraine Schwartz.


Shtuar 7.10.2021 21:49