Berisha mes gazit lotsjellës, Armina Mevlani mbështet publikisht vjehrrin dhe revoltohet me Bashën

Blogerja Armina Mevlani, e njohur dhe si partnerja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot para selisë së PD-së.

Përmes një foto të publikuar në Instastory, ajo e revoltuar e ka cilësuar opozitën “fallso”.

Gjithashtu, Armina i është drejtuar liderit demokrat, Lulzim Basha, se nëse do të njihte dinjitetin do të ishte larguar që kur humbi për herë të 100-të.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhemi! Opozita “fallco” e mbështetur nga Policia e Shtetit dhe opozita e vërtetë e dhunura sepse dëshiron të hyjë në shtëpinë e vet, me të drejtë dhe vota të plota!!! Nuk ka bërë vaki që dikush të qendrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan, pak dinjitet zotëri, pak dinjitet.. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj, sepse po ta njihje do ishe larguar që kur humbe për herë të 100”, ka shkruar ajo.


Shtuar 8.01.2022 15:48