Bebe Rexha konfirmon lidhjen me arkitektin grek, Simos Liakos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në fund të muajit korrik erdhi për herë të parë në Kosovë.

Artistja, me origjinë nga Dibra, performoi për herë të parë në festivalin Sunny Hill.

Ajo kaloi një kohë të mrekullueshme në trojet shqiptare, meqë më pas vizitoi Shqipërinë e vendlindjen e saj.

34-vjeçarja ka ndarë së fundmi një postim me fotografi të ndryshme nga vendet e ngjarjet që ka marrë pjesë.

Mes  tjerash, biondja ka konfirmuar edhe të dashurin e saj të ri, me të cilin ka qenë në pushime.

Krijuesja e “Heart Wants What It Wants” po shijon një romancë me me arkitektin grek, Simos Liakos.

Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari.

E njëjta ka lënë të kuptohet se ai e kishte lënë për shkak të peshës trupore.


Shtuar 12.08.2024 12:35