Keir Starmer ka bërë të ditur se po largohet si Kryeministër i Britanisë së Madhe dhe njëkohësisht edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste, ndërsa ka përcaktuar edhe afatin e largimit të tij nga Downing Street.
Gjatë një deklarate publike, ai u shpreh se ka dëgjuar shqetësimet e ngritura brenda forcës së tij politike për aftësinë e tij për ta udhëhequr partinë në zgjedhjet e ardhshme. Starmer shtoi se “e ka dëgjuar përgjigjen” dhe se e pranon atë “me dinjitet dhe qetësi”.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur gjithashtu se për këtë vendim ka njoftuar edhe Mbretin, ndërsa i ka kërkuar Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste të vendosë një kalendar për zgjedhjen e udhëheqësit të ri.
Sipas parashikimeve, ky proces do të nisë më 9 korrik dhe duhet të mbyllet përpara pushimeve verore të parlamentit britanik, në mënyrë që lideri i ri të marrë detyrën para rikthimit të parlamentit në shtator.
Starmer nënvizoi se gjatë kalimit të pushtetit, pasardhësi i tij do të ketë mbështetjen e tij të plotë.
Njoftimi i largimit u shoqërua me emocione të forta në fjalimin e tij të lamtumirës. Ai u shfaq i prekur dhe me lot në sy teksa pranonte dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, vetëm pak më pak se dy vite pas fitores së thellë elektorale të Laburistëve në vitin 2024.
