Beatrix Ramosaj ka gati këngën e re, të gjithë janë të bindur se ia adreson Donaldit (FOTO LAJM)

Beatrix Ramosaj ka konfirmuar se do të sjellë së shpejti këngën e re. Këngëtarja ka postuar dy fotografi teksa pozon në shtrat me mikrofon dhe kufje krahas së cilave ka shkruar: “Provo sinqeritetin”. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të besojnë se kënga do të jetë një dedikim për Donaldin.

Kujt tjetër do t’i thoshte Beatrix që të jetë i sinqertë përveç Donaldit, duke pasur parasysh dhe mënyrën se si përfundoi romanca e tyre që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Njerëzit kanë vërshuar në komente duke i bërë tag aktorit dhe duke thënë se kënga është një dedikim për të.

Të lidhura

None found

Pas daljes nga formati Beatrix solli menjëherë këngën “Faj” që ishte dedikim për Donaldin dhe historinë e tyre të dashurisë. Përmes rreshtave, këngëtarja fliste se sa shumë i kanë gjykuar njerëzit ndërsa thoshte se “i kanë bërë me faj”. Por tani mesa duket Trixa kërkon t’i thotë Donaldit që të jetë i sinqertë.

 


Shtuar 18.03.2022 13:54