Balina Bodinaku ka reaguar pas akuazave të Beatrix Ramosaj për shpifje. Këngëtarja postoi një bisedë mes Balinës dhe një personi tjetër, e cila shkruante se këngëtarja kishte shkuar me pushime me të dashurin e saj. Opinionistja e “Big Brother VIP” shprehet se kjo është gjëja më absurde që i ka ndodhur së fundmi.
Ajo thotë se thekson se komunikimi ishte personal me një person të cilin mendonte se e njihte, por më vonë rezultoi të ishte një llogari false. Bodinaku thekson se bëhet fjalë për një “komunikim personal dhe si i tillë nuk ka asnjë lidhje me produksionin.”
“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale, më takojnë mua. Ky është një komunikim nga Instagrami im personal me një person qe mendoja se e njihja, por në fakt ishte një account fallco (as me Beatrix, siç është kuptuar nga disa).
Nuk është një komunikim publik; publik zgjodhën ta bëjnë kushdo qe shkeli ligjin duke shkelur privatësinë e komunikimit tim. Për më tepër, aty nuk ka asnjë deklaratë ku unë të pretendoj fare është e vërtetë, apo jo.
Kush dëshiron ta shohë, e sheh. Kush dëshiron ta përdorë, do e përdorë gjithsesi. Në këtë pike jam unë që më është prekur privatësia. P.S. është komunikim personal dhe si I tille nuk ka asnjë lidhje me produksionin.”, ka shkruar Balina.