Bashkë me testin e shtatzënisë Orinda mori edhe një lajm të keq (FOTO LAJM)

Orinda Huta është treguar shumë diskrete për pritjen e ëmbël dhe ju deshën muaj që ta ndante mendjen që do ua tregonte të gjithëve lajmin e bukur. Ama sot ka vendosur të na tregojë dy detaje të tjera të rrugëtimit të saj. Krah një fotoje ku shfaqet duke zbukuruar pemën e krishtlindjeve ajo tregon:

“Duke bërë xhiro nëpër albume , del kjo foto. Kthehesh aty dhe mendon, 1 ditë para ke marrë lajmin e bukur, ndërkohë që ndjen ethe sepse të nesmërmen do konfirmohesh me Covid-19 prej analizave. #zotieshteimire”.

Mesa kuptuam Orinda e paska kaluar Covidin gjatë shtatzënisë, jo më kot e ka mbajtur goxha muaj larg vëmendjes mediatike pritjen e ëmbël. E me gjithë vështirësitë, sot është drejt fundit të saj dhe më e lumtur se kurrë.


Shtuar 19.05.2021 09:13