Balerini Kledi Kadiu rrëfehet mes lotësh për sëmundjen e të birit: Ai është luftëtar si unë…

Koreografi dhe balerin Kledi Kadiu ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. I ftuar në “Verissimo”, Kledi Kadiu rikthehet për të folur për problemet shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.

 “Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë , por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara”, tha ai.

“Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, vijon koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si  ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.

“Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat.”

*Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.


Shtuar 6.02.2024 16:50