Festa e birrës në Korçë do mbahet me të ftuarin “special”, Goran Bregoviq. Për zhvillimin e eventit reaguan Dafina Zeqiri, Capital T e të tjerë emra nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen e paraparë. Pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist kosovar.
Por e njëjta nuk ka ndodhur me emrat e njohur nga skena muzikore në Tiranë.
Lista përfshin nga tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie Orgesa Zaimi.
View this post on Instagram
Bregoviç nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Pozicioni për këtë çmim është në largësi të skenës ndërsa afër saj nuk dihet ende sa mund të jetë çmimi.
Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha. Goran Bregoviç do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.