EMRAT/ Hodhi cigaren në tokë e ndezi vatër zjarri, dy të proceduar penalisht në Berat

Policia ka proceduar penalisht 2 persona në Berat me akuzën e zjarrvënies.

Policia bën me dije se shtetasi Bashkim Kurti është nën hetim pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Artur Kurti, 28 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur mali Partizan, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore”, thuhet në njoftim. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.08.2021 09:35