As nuk ju shkon mendja, këto janë komplimentat epike që Mark Frroku i bën Rudinës

Rudina Dembacaj që prej se ka bërë publike lidhjen me Mark Frrokun nuk ka nguruar të ndaj në rrjetet sociale momente romantike, pikante dhe private me partnerin.

Së fundmi në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, moderatorja ka zbuluar komplimentat që merr nga Marku dhe nuk janë aspak të zakonshme.

Sot në mëngjes:

“Ti zemër je nis për djalë, krejt kot ke dalë vajzë.

Të kam shok të ngushtë.”- tregoi ajo.

Kujtojmë se Rudina është nënë e një vajze nga martesa e mëparshme dhe tashmë po bashkëjton me Mark Frrokun dhe tre fëmijët e tij.


Shtuar 11.03.2021 14:54