Në studion e “E ardhmja është vajzë”, Erla Mëhilli ndau këtë të shtunë me publikun një prej momenteve më të vështira në jetë. Ajo tregoi se gjatë kohës kur ishte shtatzënë me djalin e parë, rrezikoi ta humbiste atë dhe mjekët nuk i dhanë shpresa. I vetmi që qëndroi pozitiv dhe i tha të kundërtën ishte doktori Halim Kosova.
“Një moment vërtetë i vështirë, ishte momenti kur isha shtatzënë me djalin e parë, Akidin. Sepse zbulova për një problem shëndetësor gjatë kohës që isha shtatzënë dhe në fillim të muajit të 6 pata një problem, rrezikova dështimin. U shtrova në spital, kam ndenjur disa ditë. Natën e parë përjetova konvulsionet e një lindje të parakohshme.Mbaj mend që kërkoja qetësues, nuk më bënte njeri, m’i bënë të nesërmen në mëngjes. Pra i përjetova të gjitha, unë nuk e kuptoja që ishin konvulsione, por m’i shpjeguan që ishin, zëre se po lindja. Në fakt nuk e humba. Ishte moment i vështirë sepse të gjithë ata mjekë që unë kisha përreth më thonin kot e ke, nuk do ia dalësh dot. Ndërsa Halim Kosova, që ishte gjinekologu me të cilin unë ndiqesha, nuk vinte në spital, por ndiqesha me telefon ato ditë, më thoshte mos dëgjo njeri, më dëgjo mua, sepse do shkojë çdo gjë në rregull. Në fakt më vonë, pasi përcaktuam ditën se kur do të lindja, e thoshte dhe vetë dhe ma thotë edhe kësaj dite nëse e takoj në rrugë: nuk e di si ia dole. Ishte mrekulli”. SHIKO VIDEON KETU /tvklan/