Viti 2021 nuk ka qenë edhe shumë mbresëlënës për disa artistë shqiptarë të cilët iu është dashur të përballen me ligjin.
Fjolla Morina
Fjolla Morina është emri i këngëtares nga Kosova e cila kishte probleme ligjore për shkak të trafikimit dhe mbajtjeve të armëve pa leje.
Gjatë vitit 2020 këngëtarja ishte arrestuar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri pasi ishte kapur me dy pistoleta në makinën e saj e shoqëruar me dy persona të tjerë.
Ajo pati deklaruar se pistoleta nuk ishte e saj dhe se ishte e një miku, arsyeja pse ajo e mbante atë kishte të bënte me faktin se është nënë e vetme dhe i duhej për vetëmbrojtje.
Më pas me 25 mars Fjolla u dënua me nëntë vite burgim por pas zbritjes së gjykimit asaj i shqiptuan gjashtë vite burgim.
Në korrik të këtij viti Fjolla kishte rënë në pranga të policisë së Kosovës në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga Interpoli nën akuzat për trafikim të armëve dhe municioneve në Shqipëri.
Me 15 shtator të po këtij viti Gjykata ia refuzon kërkesën Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe këngëtares iu ndërpre paraburgimi prej 40 ditësh.
Fero
Edhe Fero është reperi që kishte probleme me ligjin gjatë 2021. Ai është njëri nga reperët më të komentuar pothuajse të secilës veprim që ai bën.
Tre vite më parë reperi ishte përfshirë në një përleshje në Prishtinë, ku në shtator të këtij viti reperi dhe dy persona të tjerë iu desht të paraqiten para gjykatës.
Reperi përpara gjykatës u përball për posedim të elektroshokut, ku pranoi fajësinë dhe u tregua i penduar. Fero u dënua me një mijë euro gjobë, ku me këtë rast reperi kreu punë me drejtësinë dhe ai më nuk ka punë më në gjykata.
Por ky nuk është sherri i vetëm i Feros për këtë vit. Reperi pati një sherr edhe me menaxherin e këngëtarit Bardhi, Meriton Mataj.
E gjitha kjo filloi pasi reperi i kishte kërkuar producentit Jetmir Agaj të ia punonte një këngë, ndërsa ky i fundit e ka refuzuar pasi kishte punë të tjera për të kryer.
Fero i kishte shkuar në studio ku e kishte kërcënuar me armë producentin dhe menaxherin e Bardhit.
Reperi ka sulmuar viktimat me lëndime trupore të lehta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar edhe në polici.
Don Xhon
Don Xhoni është emri i reperit që preku majat e suksesit. Por edhe ky reper nuk arriti ti shmangej problemeve ligjore gjatë vitit që po lëm pas.
Reperi dy muaj më parë është ndaluar nga policia e Kosovës, së bashku me një shokë të tij, ku i është bërë një kontroll në veturën e tij të tipit Range Rover.
Gjatë kontrollit reperit i është sekuestruar një armë e shkurtër, një karikator si dhe gjashtë fishekë.
Ndaj reperit është inicuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armës.
Don Xhoni pas vendimit të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
Noizy
Edhe reperi shqiptarë Rigels Rajku apo i njohur si Noizy pati probleme të njëjta sikur kolegët e tij. Noizy u arrestua javën e kaluar në pikën kufitare në Vërmicë.
Reperi është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë, pas një urdhëresë të gjykatës. Noizy është ndaluar nën akuzën për lëndim të lehtë trupor vite më pare në Prishtinë me disa nga anëtarët e grupit Babastars.
Reperi pagoi gjobë prej dy mijë eurosh dhe u lirua brenda ditës.
Buta
Tash kur ka mbetur pak nga përfundimi i vitit, as reperi Buta nuk arriti t’i shpëtojë problemeve ligjore. Krejt në fund edhe ai u përfshi në këtë mes.
Reperi në fillim të vitit që po lëm pas kishte publikuar një mini-album, ku ngjan me një monolog të një drame krimi, në të cilin reperi nuk ka lën pa përmendur hetues, prokurorë e avokatë.
Në këngën e titulluar ‘Rjeti’, në të cilën përmenden armët, droga dhe problemet me drejtësinë, reperi nga Ferizaj kishte shfryer mllefin ndaj një prokuroreje.
‘Bravo i koft avokatit që sa ja zgata un doren, ja q*** robt dëshmitarit, ja q*** robt prokurores’, ishte shprehur Buta në tekstin e këngës.
E tash kur kanë kaluar gati një vit nga publikimi i këtij mini-albumi, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj reperit.
Reperi po akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e pikërisht nga prokurorët që reperi fyente në këngët e tij.
Reperi do të dënohet me gjobë deri në shtatë mijë e pesëqind euro ose do i duhet të bëjë burg deri në pesë vite.
Ky vit nuk ishte edhe aq mbresëlënës për reperët e lartëpërmendur kur bëhet fjalë për problemet ligjore por ata kanë pasur shumë suksese në karrierën e tyre muzikore.
Kujtojmë se Fjolla Morina u martua me një ceremoni private në Maldive me Fisnik Sylën, ku më pas u përfol për një ndarje të mundshme, edhe reperi Fero u martua me modelen e njohur Arbenita Ismajlin ku edhe u bënë prindër të një vajze për herë të parë.
Noizy pati shumë suksese me solot e tij si dhe bashkëpunime, ndër to me Dhurata Dorën.
Don Xhoni pati sukses me këngët dhe bashkëpunimet e tij, por së fundi ai bëri bujë edhe me lidhjen me modelen ruse Ariana Lirey.
Ndërsa Buta i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë. /Lajmi.net/