Në pamje të parë, dalja publike e personazheve të famshëm lë disa përshtypje që nuk përkojnë domosdoshmërisht me realitetin, por me këtë rast mund të ketë elemente që justifikojnë rrëfimin, pasi Arnold Schwarzenegger duket sikur të kishte mbushur 200 vjet.
Aktori dukej vërtet i çuditshëm, ose të paktën shumë ndryshe nga mënyra se si shfaqet zakonisht në publik, pasi kishte lyer flokët dhe mjekrën, dhe u pa i veshur me një pulovër me ngjyra të Krishtlindjeve.
Aktori është duke xhiruar një film, personazhi i të cilit duket krejtësisht në kundërshtim me rolin e tij ikonik si androidi futurist në “Terminator”.
Filmi ‘The Bag Man’ është drejtuar nga Adam Shankman dhe në të, Schwarzenegger luan Santa Claus, duke ndarë kastin me Alan Ritchson, i njohur për rolin e tij në serialin ‘Reacher’. Ky është filmi i parë i aktorit për Krishtlindje që nga ‘Jingle All The Way’ në 1996 dhe i pari që nga ‘ Terminator : Dark Fate’ në 2019.