Armiq të përbetuar? Donaldi bën gjestin e papritur për Monikën në “Big Brother” (VIDEO)

Monika Lubonja dhe Donald Veshaj duket se janë “armiqtë e përbetuar” në “Big Brother VIP” ku momentalisht, pas ngjarjeve të ndryshme kanë ndërprerë edhe komunikimin me njëri-tjetrin.

Aktorja nuk ka lënë gjë pa thënë për Donaldin, duke shfrytëzuar çdo bisedë me banorët e tjerë për të ofenduar atë.

Por së fundmi Donaldi ka shkuar dhe ka përqafuar Monikën duke i bërë të ditur se nuk i ka asgjë me të keq aktores.

Edhe ajo ia ka kthyer njësoj dhe duket se gjakrat janë sheshuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme Albeu.com solli në vëmendjen faktin se aktorët kanë patur dalje publike për një kohë të gjatë së bashku, në “Danc ëith Me 5”, në TV Klan, moderuar nga Alketa Vejsiu.

Për gjysmë viti, Monika Lubonja dhe Donald Veshja kanë qenë partner kërcimi në këtë spktakël, ku falë performancës së mirë me njëri-tjetrin arritën deri në finale./albeu.com/


Shtuar 3.11.2021 12:21