“Argëtohu dhe mos ki frikë nga askush”, Gent Zenelaj përcjell vajzën në shkollë me mesazhin e fortë (VIDEO)

Për shumë fëmijë sot ka qenë dita e parë e shkollës, për të tjera dita e parë e rininsjes së rrugës së dijes, e mes shumë vogëlushve kanë shkuar sot në bankat e shkollës edhe disa prej fëmijëve të personazheve të njohur, të cilët emocionet e ditës speciale i kanë ndarë në rrjetet sociale.

Disa prej këtyre personazheve kanë zgjedhur të bëjnë dedikime për të vegjlit e tyre, të mbushura plot me dashuri sigurisht, ndërsa disa të tjerë, si Gent Zenelaj, kanë ndarë këshillën që i kanë dhënë fëmijëve, që pavarësisht emocioneve dhe pse jo, e frikës që mund të ndjejnë në nisjen e rrugëtimit të edukimit, gjithcka të shkojë sa më mbarë.

Në fakt, këshilla që aktori i njohur i ka dhënë vajzës së tij, që sic shprehet ai ka nisur sot “rrugëtimin e dijes”, duhet lexuar nga të gjithë prindërit. Kjo pasi është një nga ato fjali inkurajimi që me gjasë ka nevojë ta dëgjojë cdo fëmijë, jo vetëm në këtë rast, por sa herë që nisin dicka të re.

“Argëtohu dhe mos ki frikë nga asgjë dhe nga askush, do jem përjetë me ty”- shkruan Genti, bashkangjitur një video-je ku shfaqet me vajzën në bankën e shkollës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)