Ardit Çuni i kërkon RTSH-së t’i lajë borxhet: Buxhetin e shtetit e përdorin për qejfe personale

Që Ardit Çuni e thotë qartë edhe pastër atë që mendon gjithmonë kjo tashmë dihet, detaj që e kemi vënë re si nga instervistat e tij, sidomos nga pjesëmarrja në Big Brother Albania e tani së fundmi e kemi parë edhe në rrjetet sociale.

Para se të “zhytemi” në deklaratën e tij, një informacion paraprak i rëndësishëm, Arditi ka qenë pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision këtë vit si përgjegjësi për mediat dhe komunikimin me publikun. Dhe pikërisht në lidhje me këtë ka folur pasi është pyetur:

“Do marrësh pjesë në Festivalin 61 si konkurrent?”

Përgjigja nuk është aspak ajo që prisnim, teksa Çuni ka reaguar ashpër kundër RTSH:

“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar tekat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”

Pra le të themi që nuk do marrë pjesë në Festival.


Shtuar 21.08.2022 12:20