Ardian Bujupi me shtëpi të re, foto brenda banesës së tij luksoze

Këngëtari i mirënjohur Ardian Bujupi, nëpërmjet një postimi në Instastory ka zbuluar se është bërë me shtëpi të re.

Nuk dihet në çfarë qyteti/shteti ka vendosur ta blejë banesën, por nga pamja që ka ndarë, duket një investim luksoz

Shtëpi e re, shumë për të bërë”- shkruan ai.

Sakaq rikujtojmë që këngëtari është përfolur për një lidhje të re me një vajzë nga Diaspora, teksa u tha se gjërat ishin serioze dhe po shkonin drejt martesës, mirëpo ende nuk kemi një deklaratë zyrtare prej tij. Mos ndoshta Ardiani ka marrë një banesë më të madhe për të qëndruar me partneren e tij dhe ndoshta ku i dihet, ndonjë fëmijë në horizont? Epo mbetet për t’u parë…

Screenshot


Shtuar 3.07.2024 17:18