Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për eksperiencën e tij në këtë reality show.
I ftuar në “Pardon My French”, Arbëri u shpreh se ditët e para të Prime-t kanë qenë shumë të vështira, pasi brenda në shtëpi prodhoheshin situata të ndryshme. Opinionisti gjithashtu tha se nuk ka dashur t’i hyjë askujt në hak.
“Në fakt ditët e para, te tre Prime-t e para ishin pak të vështira se kam qenë duke pritur që brenda në shtëpi të prodhoheshin situata të ndryshme dhe më pas të jepja mendim, por më pas situata ndryshoi dhe tani pas një farë kohe, ndihem mirë dhe mendoj që do ja ndjej mungesën. Pjesa më e madhe e situatave kanë qenë të natyrshme. Kur ka pasur diskutime të vështira që nuk i shmangesh dot ‘Big Brother’, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që mos ti hyj askujt në hak, ti japi dikujt atë që meriton edhe pse mund të mërzis dikë tjetër.”, u shpreh ai.
Megjithatë, Arbëri tregoi se nuk ka pasur shumë komente negative përveçse një herë kur u përballë me një sulm të organizuar profilesh false.
“Unë kam parë që ka profile në rrjete sociale që më shkruajnë që një javë kanë një qëndrim, një javë një qëndrim tjetër. Kur jep mendim duhet të marrësh pak kohë. Nuk kam pasur komente, mesazhe negative pjesën më të madhe të kohës. Përveçse një herë që ishte një sulm i organizuar profilesh që kërcënonin me fjalë nga më të ndyrat. Kur shohin që njerëzit kanë sukses duan të hedhin baltë.”, tha Arbëri.