Arbana Osmani “arratiset” e vetme për pushime, na tregon si e kalojnë kohën bashkë djali i saj dhe Eduarti (FOTO LAJM)

Duket sikur Arbana Osmani i ka vënë vetës qëllim që gjatë 9 muajve të shtatzënisë të shëtis botën. Që pas mbarimittë Big Brother ku zbuloi edhe lajmin e ëmbël se po pret fëmijën e tretë, Arbana ka qenë gjithë kohës në fluturim dhe udhëtime në vende të ndryshme të botës.

Por së fundmi ajo ka lënë në shtëpi partnerin Eduartin dhe djalin e saj Jonin dhe ka marrë rrugën e vetme.

Nga jashtë vendit Arbana ka ndarë pamjet e Eduartit me Jonin ku tregon se djemtë po argëtohen pa masë edhe pa praninën e saj, por gjithsesi moderatoren e ka marrë malli, siç shprehet edhe vetë./albeu.com/