Antonelën apo Ledjanën? Mevlani ja thotë në sy konkurrentes kë do zgjidhte po të kthehej pas

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba ka qenë së fundmi i ftuar në emsioninin më të ri në “Top Channel”, në “Top Arena” ku u vendos përballë Antonelës, e cila i drejtoi pyetjete e publikut dhe për më tepër i tha se nuk i ikën menja e zemra nga ai.

“Nëse do të ktheheshe pas në kohë, do të zgjidhje Ledjanën apo Antonelën?”, ishte një nga pyetjet e publikut.

Mevlani: Ledjanën

Antonela: Sepse do të qëndrosh me të njëjtat fjalë

Mevlani: Nuk e ndërroj.

Antonela: Mos bëj sikur je duke vuajtur për të, se nuk të beson më askush.

Mevlani: S’ka lidhje!

Antonela: Ku e mendon jetën tënde tani? Në Milano apo në Milano?

Mevlani: Në Kavajë besoj. Ose në Rrëshen…

Por, edhe pse në karrigen e të intervistuarit, edhe Mevlani kishte një pyetje për moderatoren: Të merr malli ndonjëherë për mua, meqë ra fjala?

Antonela: Më merr!

Mevlani: Mos qesh, se nuk e marr seriozisht.

Antonela: Më merr shumë…

Kujtojmë se Mevlani dhe Ledjana i kanë dhënë fund prej javësh me njëri-tjetrin, por ato akoma vazhdojnë të marrin vëmendje me deklaratat e tyre.

Së fundmi, ish-konkurrenti 33 vjeçar ka folur edhe njëherë për këtë teksa ka qenë i ftuar në rubrikën “N’fermë”.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti se pse i është lënduar zemra, Mevlani e ka marrë vetë përsipër fajin.

“Nga mendtë e mia se vajzat nuk kanë faj. Unë e kam fajin”, është shprehur ai.

Më pas gazetari e pyeti: Domethënë fajin për të gjitha ato që ndodhën me Ledjanën e ke ti?

“Nuk e di për cilën e ke fjalën ti, por në përgjithësi në jetën time jap shumë e marr pak. Kjo është gabim”, është shprehur më tej Mevlani.


Shtuar 14.06.2021 11:05