Angelina Jolie shkruan në shqip, cila është arsyeja?

Angelina Jolie, përveç karrierës shumë-vjeçare në Hollywood, si padyshim një prej yjeve kinematografikë më të mëdhenj në botë, njihet edhe për punën humanitare me organizatat më të mëdhaja jo fitimprurëse, kryesisht ato që i vijnë në ndihmë fëmijëve dhe grave.

Nisur nga kjo, ajo bën edhe fushatën promovuese të librit “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, në rrjetet e saj sociale, shkruar nga vetë aktorja, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren. Pikërisht ky libër është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri, që është edhe arsyeja pse Jolie ka shkruar në shqip në Instagram-in e saj, mes disa gjuhëve të tjera:

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.”- shkruan aktorja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelina Jolie (@angelinajolie)


Shtuar 18.09.2023 22:14