Angela Martini tregon pse zgjodhën nënë surrogate për të sjellë në jetë djalin e tyre (FOTO LAJM)

Angela Martini dhe bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u bënë prindër për herë të parë në dhjetor.

Kur njoftoi ardhjen në jetë të djalit, modelja ka treguar se ka qenë një nënë surrogate ajo që e ka sjellë në jetë fëmijën e tyre.

Në një intervistë për “Blick”, ajo ka treguar se përse bashkëshorti zgjodhën këtë mënyrë.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë. Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë”, është shprehur modelja.

Më tej ajo ka treguar se ka qenë e pranishme në sallën e lindjes dhe ka përjetuar shumë emocione. Angela dhe gruaja që zgjodhën për të sjellë në jetë fëmijën e tyre tashmë janë bërë mikesha shumë të mira.

“Flisnim çdo ditë me njëra-tjetrën, shkonim së bashku në takimet me mjekun dhe gjithmonë e kisha nën kontroll shëndetin e fëmijës tim. Kjo ishte shumë emocionuese. Në fund u bëmë mikesha. Lindja ishte shumë emocionuese për mua. Ishte e mahnitshme!”, ka treguar ajo ndër të tjera.


Shtuar 8.02.2022 11:33