Prej 2 vitesh Angela Martini është e martuar me Dragos Savoulescu. Martesa e tyre erdhi krejt papritur e po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim. Në vend të fustanit të bardhë Angela veshi një të zi dhe pavarësisht se gjithçka u bë shumë shpejt martesa e tyre ka shkuar për mrekulli. Madje Dragos pak kohë më parë pati edhe probleme me drejtësinë, por kjo ngjarje e forcoi akoma më shumë lidhjen e tyre.
Bukuroshja shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale dhe vetëm pak orë më parë, ajo ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqej duke rregulluar bikinit para pasqyrës. Mirëpo, kjo foto për Angelën është ndryshe nga të tjerat, pasi e ka realizuar bashkëshorti i saj, Dragos.
Modelja ka treguar për të gjithë ndjekësit se cifti kanë debatuar, pasi ai nuk ka dashur që ajo ta postojë atë në rrjete sociale.
“Po bëhesha gati, por bashkëshorti vendosi të më bënte një foto. Më pëlqeu dhe pas një debati të gjatë e postova”, ka shkruar Angela.