Pas publikimit të këngës “Buzëqeshje” të Capital T, ku protagoniste në Klip është moderatorja Nevina Shtylla, të gjithë filluan të aludonin për një romancë mes çiftit.
Së fundmi, në një intervistë për “Ëake Up” Nevina ka reaguar duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë tjetër përveç miqësisë.
“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi.
Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Nevina./albeu.com