Aktorja Hannah Dodd mahniti të gjithë me dukjen e saj gjatë eventit në Wimbledon të mërkurën.
Ylli i serialit Bridgerton, që portretizon Francesca Bridgerton, kishte veshur një fustan tejet elegantë të verdhë, shkruan DailyMail.
Aktorja debutoi këtë sezon në serialin Bridgerton duke portretizuar rolin e Francescës në familjen Bridgerton.
Pas debutimit të saj në oborrin e Mbretëreshës, Francesca Bridgerton bie në dashuri me John Stirling e më pas martohet me të.
Portretizimi që i bëri rolit të saj ishte tejet i mahnitshëm dhe u pëlqye shumë nga audienca.