Akoma pa “marrë mirë zjarr”, si u ndanë Tea dhe Bearti?

Kur ne akoma nuk kishim pranuar faktin se Tea dhe Bearti janë çift, e papritura ndodhi dhe ata u ndanë. Si për ironi të fatit ndarja ndodhi në udhëtimin e tyre në Stamboll dhe për ditëlindjen e Teas. Ndonëse disa detaje na bënë të mendonim se ata i kanë dhënë fund lidhjes, dyshimet morën fund sot me konfirmimin e lajmit nga vetë Bearti për “Express Rozë”.

“Po, është e vërtetë”, ka thënë ai pa treguar asnjë detaj më tepër, mirëpo, “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes tyre. “Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë veçmas, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”. Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit përfundoi në hotel, dhe jo në shtëpinë e Beartit.

Prive.al e ka të konfirmuar që Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë ditën e sotme me një makinë private.

Por,  si ranë mediat në gjurmët e ndarjes së tyre?

Tea dhe Bearti fluturuan drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Teas, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Çiftin e shoqëronte edhe mamaja e motra e Beartit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Krejt papritur dyshja nisi të hidhte thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet. Tea tregoi në Instastory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij. Për më tepër, ata të dy fshinë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit) dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes dyshes, pasi ata ishin shfaqur mjaft të lumtur kohët e fundit. Madje, treguan në studion e Për’puthen se kanë në plan ta zyrtarizojnë lidhjen, teksa prej kohësh janë njohur me familjet e njëri-tjetrit. Shpresojmë që e gjitha të jetë një zënkë e momentit dhe çdo gjë të rregullohet mes tyre


Shtuar 23.03.2021 18:40

Tags: ,