A janë takuar? Vëllai i Einxhelit zbulon për herë të parë mendimin për DJ Dagz (FOTO LAJM)

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Moderatorja vazhdon ende lojën dhe ka shprehur herë pas here se ndihet në merak se si familjarët do të kenë reaguar për lidhjen e saj.

Ndërkohë, sot vëllai i Einxhelit ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku ndër të tjera foli për marrëdhënien e tij me të dashurin e moderatores, me Dj Dagz.

Ai tha se ende nuk është takuar me të, pasi po pret që Einxhel të dalë nga “Big Brother VIP” dhe ta takojnë së bashku. Vëllai i moderatores shtoi se ka mendim shumë të mirë për Dagzin nga fjalët që ka dëgjuar.

“Po pres Einxhelin, të shkoj bashkë me Einxhelin. Shoqëria që njeh Dagzin dhe nga fjalët shumë të mira që ka thënë për Einxhel kemi mendime shumë të mira”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ditët e fundit, moderatorja pësoi një incident ku ndrydhi dorën dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje.


Shtuar 8.02.2022 09:19