Mesa duket dashuria e madhe që shprehën mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” për njëri-tjetrin Donaldi dhe Beatrix është pritur mirë edhe nga familjarët e këngëtares.
Së fundmi, vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj ka treguar se përkrah lidhjen e tyre. Këtë ai e ka bërë të qartë në heshtje, thjesht duke i bërë “follow” Donaldit në Instagram.
“Kalleni shtëpinë unë e du këtë djalë”,është shprehur Beatrix dje pas debatit që pati për opinionet e banorëve të tjerë për lidhjen e saj. Ndërkohë Donald u shpreh:
“Unë e dua, më bën të ndihem mirë. Kam parë tek kjo sinqeritet që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera. Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri. Nuk lejoj askënd të përdorë këtë raport për lojë”./albeu.com/