Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është shprehur e prerë kundër tradhtisë.
Ajo dhe Monika Lubonja kanë qenë të ftuara në “Goca dhe Gra”, dhe teksa aktorja e ka pyetur nëse e fal tradhtinë Gaçe u shpreh në mënyrë kategorike “jo”.
Këngëtarja sqaroi se personi tjetër duhet të mbledhë mendjen e të mos bëje gabime të tilla.
Pjesë nga biseda:
Monika Lubonja: A e fal tradhtinë?
Aurela Gaçe: Jo
Monika Lubonja: Je e sigurt edhe për një njeri që e do shumë?
Aurela Gaçe: Ai njeriu ta mbledhë mendjen. Unë nuk e kisha menduar ndonjëherë, tani që më fute në mendime do të përgjigjem një herë tjetër.