A do të këndojë Flor Mumajesi? Orgesa zbulon detajet e dasmës me Klajd Harunin

Partnerja e Klajdi Harunit, Orgesa, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë një lajm të bukur për jetën e tyre private. Ajo ka konfirmuar se shumë shpejt do të veshë fustanin e bardhë të nusërisë.

Orgesa ka bërë të ditur se çifti ka vendosur që të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni që pritet të mbahet në Tiranë, gjatë muajit qershor të këtij viti.

Të lidhura

None found

“Po, do të ketë dasmë”, është shprehur partnerja e këngëtarit të njohur gjatë intervistës, duke zbuluar kështu një nga momentet më të rëndësishme të jetës së çiftit, që prej vitesh ka qenë në vëmendjen e publikut.

“Do bëjmë dasmë sepse martesën e kemi bërë, mendojmë në Tiranë”, është shprehur ajo ndër të tjera.

E pyetur nëse do të këndojë Flori Mumajesi, ajo u përgjigj:

“Po patjetër, ku rri Flori pa kënduar. A ka ndonjë moment ku Flori nuk këndon”.

Ky hap vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhënien e tyre, e cila tashmë është e konsoliduar edhe si familje.

Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze dyvjeçare, të cilën e kanë quajtur Hea.

Prania e vogëlushes pritet ta bëjë edhe më emocionuese ceremoninë, që sipas planeve do të mbledhë familjarë, miq dhe kolegë të çiftit në një festë të madhe dashurie në zemër të Tiranës.

Dasma e shumëpritur pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të sezonit në showbiz-in shqiptar.


Shtuar 16.05.2026 21:47

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş