Janë bërë gjashtë vite që nga ndarja nga jeta e këngëtarit Ergi Dini pas një aksidenti të rëndë me motor në Tiranë. Motra e tij, Barbana Dini e ka kujtuar vëllain e ndjerë me disa fjalë prekëse teksa shprehet se asgjë nuk do të mund ta përmbushë boshllëkun që i ka lënë ikja e tij.
“Nese do me pyesnin cila eshte dita me e keqe e jetes time,do thoja eshte pikerisht kjo date!Dita kur ti ike nga kjo jete,padrejtesisht!Kane kaluar 6 vite,kur e mendoj me duket si dje sepse dhimbja eshte cdo dite e njejte,aty,dhe vetem shtohet!Nga ana tjeter kane kaluar 6 vite dhe me duken sikur kam 600 vite mbi supe!
Dhimbje, mall dhe boshllek pafund!Ikja jote eshte ajo gje per te cilen nuk gjeta,as nuk do gjej dot kurre ngushellim dhe kjo ma ben shpirtin copash cdo dite! Sa gjera do doja te ndaja me ty…nuk kam fjale,nuk di ta pershkruaj cfare ndjej,vetem di qe eshte gjeja me e veshtire qe njeriu mund te provoje!
Pusho ne paqe engjelli im,brenga ime me e madhe!Je aty ne cdo mendim timin cdo mengjes kur zgjohem dhe cdo mbremje kur shtrihem te fle!?, ka shkruar Barbana.
View this post on Instagram