Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj të drejtpërdrejta, prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.
Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta.
Por sot, këngëtarja dhe gazetarja shqiptare ka zbuluar vetë lajmin se është shtatzënë përmes rrjeteve sociale duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Zhaku dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz shumë shpejt do të bëhen me djalë.
“Do bëhemi me çun”, ka shkruar Inida sipër fotografisë.
Kujtojmë se Zhaku prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.