1 muaj pas largimit, Atdheu rikthehet në “Përputhen”

Një muaj më parë, Atdheu vendosi të largohej nga “Përputhen”. Vendimi i tij erdhi fill pas sherrit që u bë për shkak të një postimi me litar të Elvisit.

Por sot autorja e emisionit, Olsa Muhameti ka zbuluar se Atdheu do të rikthehet të hënën për tu përballur.

“…Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka një rikthim nesër dhe një përballje. Për më shumë ndiqni “Për’puthen” nesër në 18:2” shkruan Olsa.

Ndërkohë Atdheu muajin e kalua tregoi se është larguar me dëshirën e tij.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkruan Atdheu.


Shtuar 5.04.2021 09:32