Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në Maqedoninë e Veriut së fundmi është shprehur se të gjithë qytetarët nën moshën 60 vjeç të cilët morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 nga “Astra Zeneka” në Serbi, nuk do të mund të vaksinohen me të njëjtën vaksinë në vend.
Ministri në një intervistë për mediat ka theksuar se ky është një vendim që është marrë për arsye shëndetësore të kësaj grupmoshe.
“Ka qytetarë që kanë marrë vaksinë tjetër në Serbi, kështu që ata u rivaksinuan në vend. Vetëm personat nën moshën 60 vjeç nuk do të mund të vaksinohen me “Astra Zeneca”, për shkak të vendimit që morëm për të mos ia dhënë atë vaksinë kësaj kategorie të qytetarëve.
Sidoqoftë, ekspertët tanë ndjekin pikëpamjet e shumë agjencive të ndryshme në vendet evropiane nëse është e mundur të merrni një vaksinë tjetër nga një prodhues tjetër si rivaksinim. Për shembull, Gjermania rekomandon që doza e dytë, ose rivaksinimi, të jetë vaksina Pfizer”, tha Filipçe.