Skandal në Maqedoninë e Veriut, Ministria e cilëson Kosovën si krahinë të Serbisë

Në një skandal ku sfidohet hapur pavarësia e Kosovës, është përfshirë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq dhe shteti i Serbisë. Ky skandal daton që në vitin e kaluar teksa në një status promovimi të një kampi 11 ditor të mbajtur në Serbi “Serbia Thërret”, shteti kosovar është emëruar si “Kosova dhe Meohia”, një titull që e prezanton Kosovën si një krahinë autonome në jugun e Serbisë.

Në këtë kamp pjesëmarrës kanë qenë dhe zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, zv,kryeministri dhe njëhkohësisht ministër për Marrëdhënie Midis Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, ndërsa k status është bërë publik në faqen zyrtare të kësaj bashkie dhe shkrimi mbetet ende i pandryshuar dhe pas një viti.

Ky lloj përcaktimi ndaj shtetit kosovar, bie ndesh me qëndrimet e mbajtura së fundmi nga vetë Maqedonia, kujtojmë këtu takimin e fundit mes homologëve në nëntor të vitit 2023, Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski, teksa u “betuan” për bashkëpunim dhe respekt reciprok. Kujtojmë që Maqedonia ka qenë ndër vendet e para që e njohur pavarësinë e Kosovës më 9 nëntor 2008.

Gjithashtu gjatë vizitës së delegacionit maqedonas që vizitoi Kosovën, u vu re mungesa e politikanit serv, Ivan Stoilkoviq, i cili kishte shprehur më parë dëshirën që të ishte pjesë e kësaj vizite zyrtare. Në lidhje me këtë, zyrtarët maqedonas u përgjgjën se mungesa e tij ishte e arsyetuar.

Një tjetër reagim në lidhje me këtë çështje është bërë dhe nga Izet Mexhiti, zv.kryeministi i parë i RMV, teksa tha se: “Stoilkoviq është përfaqësues i komunitetit serb dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar ose të mendojë si ne. Por dallimet tona me të kaluarën qëndrojnë në faktin që ne e njohim Republikën e Kosovës.”


Shtuar 13.01.2025 16:40

Tags: , ,