Instituti i Shëndetit Publik njofto se është regjistruar rasti i dytë me “Ethet e Nilit Perëndimor.
Bëhet fjalë për një person 34-vjeçar nga Koçani.
“Simptomat fillestare të pacientit filluan më 07/07/2024 me temperaturë (deri në 38,6°C), ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe kolaps gjatë së cilës ai ra dhe mori prerje në kokë dhe duar. Ai është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Për shkak të konsistencës së temperaturës, më datë 09.07.2024, pacienti është transferuar në repartin infektiv në ISHP Spitali Klinik – Shtip. Janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike të disa shkaqeve”.
“Të dhënat gjatë hetimit epidemiologjik nga një epidemiolog kompetent nga ISHP Koçan janë marrë nga pacienti, mjeku i familjes, infektologu dhe dokumentacioni mjekësor”.
“Në periudhën 24.06-01.07.2024, pacienti ishte në një udhëtim turistik në Tunizi. Gjatë qëndrimit të tij, ai vuri re më shumë mushkonja dhe u pickua nga mushkonjat, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të qëndrimit përdorte repelente. Në rajonin e Koçanit është vërejtur prania e mushkonjave. Sipas informacioneve nga epidemiologu kompetent është bërë dezinfektim i rregullt”, thonë nga ISHP.
Ky është rasti i dytë këtë vit. Rasti i parë i importuar është regjistruar në prill të vitit 2024, te një banor i komunës së Vasilevës, në territorin e Shtëpisë së Shëndetit Strumicë