Qindra qytetarë mblidhen në Shkup për të nderuar viktimat e tragjedisë në Koçan

Në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit po mbahet një tubim qytetar në nderim të viktimave të tragjedisë në Koçan. Qindra qytetarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me familjet e të prekurve dhe për të kërkuar përgjegjësi për ngjarjen e rëndë.

Një ditë më parë, qytetarët e Koçanit mbajtën një protestë ku hodhën vezë në objektin e Komunës, duke shprehur zemërimin e tyre për mungesën e masave parandaluese dhe trajtimin e situatës.

Nga aksidenti tragjik humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 të tjerë u lënduan. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë dhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse.


Shtuar 18.03.2025 19:20