Për tre muaj, Gjermania dëboi 500 qytetarë të Maqedonisë së Veriut

Numri i personave nga Maqedonia e Veriut të dëbuar nga Gjermania këtë vit është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i dëbimeve u rrit me një të tretën, raporton Alsat-M.

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, nga janari deri në mars të këtij viti, nga Gjermania janë dëbuar 4791 persona ose rreth 34 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Maqedonia është në krye të listës së dëbimeve. Në tremujorin e parë të vitit 2024, 483 qytetarë të Maqedonisë së Veriut u dëbuan nga Gjermania.

Gjatë gjithë vitit të kaluar 2023 janë depërtuar 1177 shtetas të Maqedonisë. Nga 483 shtetas të dëbuar të Maqedonisë në tremujorin e parë të vitit 2024, 233 ishin gra dhe 227 të mitur.

Në vendin e dytë për nga numri i dëbimeve është Turqia, ku janë kthyer 449 shtetas. Më pas nga Gjeorgjia (416), Afganistani (345) dhe Serbia (312).


Shtuar 26.05.2024 12:09