Presidenti i Maqedonisë së Veriut për Top Tema u shpreh se për rrëzimin e dronit nga Ukraina në Kroaci, krahas hetimit kroat edhe NATO po heton rastin.
“Padyshim që droni ka ardhur nga Ukraina, por nuk e dimë se kush e ka dërguar duke marrë parasysh se nuk e dimë momentalisht kush po e zotëron Ukrainën”, u shpreh Pendarovski.
Pendarovski theksoi se droni është më i vogël se avionët e vogël luftarak dhe fluturon ulët.
“Maqedonia e Veriut ka sistem, megjithatë nuk janë të mjaftueshme. Hapësirën tonë ajrore e sigurojnë shtete tjera me sisteme më të mira. Maqedonia e Veriut nuk mund të detektojë një dron të tillë”, tha Pendarovski.